ONIX - MALISHEVA

Malisheva kërkon fitoren e parë ndaj Onix dhe kryesimin
18 April, 2021 @10:57
Skuadra e Malishevës do të takohet sot me Onixin nga ora 15:00.
Malisheva në dy ndeshjet e zhvilluara nuk ka fituar Onixin. Skuadra pejane në ndeshjen e parë e mposhti Malishevën me rezultat 1-2, kurse në ndeshjen e dytë kanë barazuar 1-1.
Malisheva nëse e mposhtë kundërshtarin dhe Dukagjini pëson ose barazon ndaj A&N, do të ngritet në pozitën e parë, kurse Onixi është në pozitën e shtatë me 27 pikë.