A&N - DUKAGJINI

Lideri ndaj prizrenasve
18 April, 2021 @10:52
Lideri i Grupit A në Ligën e Parë, Dukagjini, sot takohet me skuadrën A&N nga ora 15:00.
Dukagjini dëshiron ta shfrytëzojë formën jo të mirë të A&N-së, për ta ruajtur pozitën e parë, kurse skuadra prizrenase kërkon fitoren e parë pas 7 ndeshjeve rresht pa fitore.
Dukagjini me 46 pikë gjendet në krye të tabelës, kurse A&N me 29 pikë në pozitën e katërt në Grupin A të Ligës së Parë.