NË KRYEQYTET
I gjithë ekipi në izolim
18 April, 2021 @11:46
Hertha Berlin do të bëhet klubi i parë i Bundesligës, skuadra dhe stafi teknik i të cilit janë të detyruar t’i nënshtrohen një karantine të plotë dy-javore si rezultat i katër pozitivëve në ekip.
Lojtarët Marvin Plattenhardt, Dodi Lukebakio, trajneri Pal Dardai, ndihmës trajneri Admir Hamzagic, të enjten, dolën pozitiv, sipas planit shëndetësor të federatës, e njofton të gjithë ekipin të izolohet.
Prandaj, ndeshjet kundër Mainz, Freiburg dhe Schalke nuk mund të luhen sipas orarit të paraparë.
Kjo sjellë probleme për përgjegjësit e federatës së ligës kur bëhet fjalë për gjetjen e datave të reja. Me vetëm gjashtë raunde të mbetura për t`u luajtur, mundësitë për manovrim në kalendar janë jashtëzakonisht të vogël. Duelet e Herthës janë shtyer, prej se lajmi u zyrtarizua nga klubi dje.