FERIZAJ - ULPIANA

Ulpiana ndaj Ferizajit për ta kthyer kryesimin
18 April, 2021 @11:06
Skuadra e Ulpianës sot përballet me Ferizajin në kuadër të xhiros 23 në Ligën e Parë.
Ulpiana sot do të kërkon fitoren ose së paku barazimin, ngase dje Flamurtari e mposhti Dardanën dhe u ngrit në pozitën e parë, e Ulpianës i nevojitet fitorja për ta kthyer përsëri kryesimin e Grupit B.
Në dy ndeshjet e luajtura gjatë këtij sezoni, këto dy skuadra kanë barazuar me rezultat 0-0.
Ulpiana gjendet në pozitën e dytë me 40 pikë, sikurse lideri Flamurtari, kurse Ferizaji gjendet në pozitën e shtatë me 26 pikë.
Ndeshja luhet nga ora 15:00.