Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA WOMEN'S EURO 2025

Evropiani i vajzave, çiftet çerekfinaliste

Foto: Goal.com

Evropiani i vajzave, çiftet çerekfinaliste


15 July, 2025 @10:03

Gjatë kësaj jave në shtetin e Zvicrës, ku po mbahet kampionati, luhen ndeshjet çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit në kategorinë e vajzave.

Çiftet çerekfinaliste janë këto:

Norvegjia - Italia (16 korrik, ora 21:00)

Suedia - Anglia (17 korrik, ora 21:00)

Spanja - Zvicra (18 korrik, ora 21:00)

Franca - Gjermania (19 korrik, ora 21:00)

Favorite për të fituar këtë kampionat është përfaqësuesja spanjolle, ndërsa nuk do të ishte befasi edhe nëse ndonjëra prej Francës e Anglisë do ta fitonte këtë garë.

Sa i përket sportisteve me origjinë shqiptare në këtë kampionat, Kosovare Asllani mbetet tejet e rëndësishme për Suedinë, kurse Riola Xhemajli, që luan për Zvicrën, ia mundësoi Zvicrës kalimin në çerekfinale pas golit të shënuar në kohën shtesë ndaj Finlandës në ndeshjen e fundit të fazës grupore. Kjo është hera e parë që vajzat e Zvicrës arrijnë në një çerekfinale të Kampionatit Evropian.


 
Të gjitha lajmet nga International