Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GUARDIOLA

Fati i Bundesligës

REUTERS

Fati i Bundesligës


14 June, 2013 @12:57

Njëri ndër futbollistët më të shquar të kohës së tij, Gunter Netzer, i cili është intervistuar nga faqja zyrtare e ligës elite gjermane të futbollit, Bundesliga, ka thënë se ardhja e Pep Guardiolës do të jetë plus i madh për tërë ligën, jo vetëm për Bayernin. 

“Kemi fat që Bundesliga do të ketë një trajner si Guardiola. Ai jo vetëm që do të thotë shumë për Bayernin, por edhe për tërë ligën. Për këtë jam i sigurtë,” ka thënë Netzer gjatë intervistës. 

“Mendoj se idetë dhe prurjet e trajnerëve të huaj duhet të sjellin stil të ri të lojës dhe filozofi tjetër futbolli në Bundesligë. E Guardiola për këtë punë është ideal,” ka shtuar legjenda gjermane. 

“Të gjithë e dimë se Bayerni fitoi gjithçka në stinorin e posapërfunduar. Por, po të mos kishte besuar në ndryshime edhe më pozitive, jam i sigurtë se nuk do të kishin sjellë Guardiolën,” ka thënë përveç tjerash Netzer. 

Bayern kishte befasuar gjithë botën e futbollit duke e zyrtarizuar marrëveshjen me Guardiolën disa muaj para përfundimit të stinorit 2012/13. Guardiola ishte në kombinim të shkonte në disa ekipe dhe përfolej shumë për një lëvizje në Angli, por Bayern la me gishta në gojë, të gjithë. 


 
Të gjitha lajmet nga