TRAJNERI

S’largohet nga Shqipëria
13 June, 2013 @15:55
Trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Gianni De Biasi, përfundimisht nuk do të shkojë në Chievo, siç kishin spekuluar mediat javë më parë.
De Biasi, si duket nuk ka pranuar ofertën e skuadrës nga Verona, pasi që këta të fundit sipas La Gazzetta dello Sport, të premten do të zyrtarizojnë ardhjen e Giuseppe Sanninos në krye të ekipit.
Sannino, ish trajner i Vareses dhe Sienas, ka lënë Palermon e rënë në Serie B, për të zëvendësuar Eugenio Corinin në stadiumin Bentegodi.