Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VALAIS

Kosova mposhtet pas penalltive

Valais Summer Cups

Kosova mposhtet pas penalltive


12 June, 2013 @21:24

Një gol i shpejtë nga kampionët e Afrikës, nuk i demoralizoi kosovarët. Ishte prizrenasi Vedat Muriqi që barazoi në minutën e 41-të të ndeshjes rezultatin në 1-1.

Ndërsa për të shkuar me epilog të barabartë në pushim 15 minutësh u përkujdes portieri Altik Muhaxhiri i cili mbrojti penalltinë e ganezëve në minutën e 45-të të ndeshjes. 

Edhe pse ganezët avancuan në pjesën e dytë me golin e shënuar me kokë nga Princebelle Addico, kosovarët barazuan në minutën e 73-të, në 2-2. 

Pas ekzekutimit të penalltive, pasi që ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, fitoi Gana 5-4, pasi që pikërisht Muriqi huqi penalltinë e fundit për përfaqësuesen tonë.



FORMACIONI STARTUES I KOSOVËS U-20:

Altik Muhaxheri, Përparim Islami, Armend Thaqi, Vedat Muriqi, Argjend Malaj, Alban Lekaj, Gentrit Begolli, Bersant Celina, Argjend Mustafa, Arian Jasiqi dhe Florent Avdyli;
Përzgjedhës: Rafet Prekazi; Trajner: Erdogan Celina

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga