TREGIMI

Mundo Deportivo
Labinoti i Barcelonës
Shkruan: Oriol Domenech; Marrë nga Mundo Deportivo
12 June, 2013 @19:46
Babai kosovar, nëna finlandeze - ndërsa jeton në zemër të Katalonisë. Në Bages, në Sallent, vendlindja e ish përfaqësuesit të Barcelonës, Gabri.
Ky është kombinimi interesant i njërit prej talentëve më të mëdhenjë të Barcelonës, Labinot Kabashi, që luan në skuadrën B të fëmijëve të këtij klubi.
E kaluara
I lindur më 28 shkurt të vitit 2000, në Skenderaj, një vend në Kosovë i banuar tërësisht nga shqiptarët. Në njërin ndër vendet më të varfëra, ku muaj para se të lindte Labinoti, forcat serbe kishin kryer spastrim etnik që kishte shkaktuar migrim masiv të popullsisë së Kosovës në vendet fqinje. Përfundimisht, Labinoti ateroi në Kataloni.
Shutat e parë të topit ai filloi t’i mësojë në Sallent, klub ku filloi të shutonte edhe ish ylli i Barcelonës, Gabri. Shumë shpejtë ai kaloi në Gimanstic Manresa, ekip tjetër ky që ka marrëdhënie të caktuara me Barcelonën - ekip ky prej nga ka origjinën Pep Guardiola - derisa në moshën 13 vjeçare zbarkoi në La Masia.
Në stinorin 2010/11 Kabashi iu bashkua Alevin D-së, që dirigjohej nga Alex Gomez, e një stinor më vonë kaloi te ekipi i Jordi Font të fëmijëve të Barcelonës B. Pavarësisht se luante te ekipi B, ai u ftua në turneun prestigjioz MIC Futbol 11, ku u tregua instrumental me një gol në ndeshje ndaj Manchester United. Në finale, Barça mposhti ekipin favorit të Atletico Madridit me golin e Albert Portas.
I jashtëzakonshmi
Këtë stinor ai është rritur fizikisht, taktikisht dhe teknikisht. Labinoti është bërë pjesë e rëndësishme e fëmijëve B të Marcel Sansit. Në turneun Arona, të zhvilluar para Vitit të Ri, ai ishte briliant në çerekfinale ndaj Borussia Dortmundit, para se të eliminohen nga Atletico Madridi në gjysmëfinale pas penalltive.
Loja e Labinotit mund të pozicionohet në numrin 8 dhe atë të numrit 10. Ai godet topin me të njejtën fuqi dhe cilësi me të dyja këmbët. Ai mund të veprojë për të zënë pozita dhe sulmon hapësirën. Ai është i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme, por ajo çka e bën atë edhe më interesant dhe më superior është sfidueshmëria e jashtëzakonshme garuese. Ai nuk ndalet, ai nuk e pranon humbjen.
Ëndrra
Nëse ndonjë fëmijë i juaji apo i familjes suaj ëndrron që një ditë të shkelë në Camp Nou si lojtar i Barcelonës - ka dikush që e meriton këtë - e ky është Labinoti. (Përktheu dhe përshtati, D.S.)