Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI

Forcohen për Superligë

Ferizaj Official

Forcohen për Superligë


12 June, 2013 @13:50

Ferizaji, skuadër kjo që për dy herë radhazi arrin në finale të Kupës së Kosovës nga Liga e Parë, është duke shikuar mundësinë për të transferuar disa futbollistë cilësorë për edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës në futboll. 

Bylbyl Sokoli pritet të vazhdojë kontratën derisa në negociata me klubin kampion të Ligës së Parë të Kosovës janë: Genc Hyseni i Teteksit, Faruk Statovci i Llamkos Kosova Vushtrrisë, Samir Sahiti i Trepçës 89, Astrit Fazliu i Prishtinës, Enis Zabërxha i Hysit dhe disa të tjerë. 

Të gjithë këta emra janë përfolur sot në mediat vendore si mundësi kalimi në Ferizaj dhe pritet të shihet gjatë verës se cila nga këto do të realizohet. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga