MALAGA

REUTERS
Jashtë Europës
11 June, 2013 @22:39
UEFA dënoi Malagën me mospjesëmarrje në gara europiane të futbollit, për shkak se kanë harxhuar më shumë sesa që mund t’i mbulojnë borxhet, duke u vonuar në pagesa ndaj klubeve rivale të La Ligas dhe autoritetet e tatimit në Spanjë.
Malaga kishte afat që t’i kryejë këto obligime deri në 31 mars të këtij viti, derisa iu ankua CAS-it në lidhje me vendimin e UEFA-së.
Mirëpo, CAS sot refuzoi aneksën e Malagës, që përfundoi në vendin e gjashtë në La Liga këtë stinor. Ata duhet t’i paguajnë gjithashtu 300 mijë euro CAS-it.
Vendi i Malagës në Europa League për stinorin tjetër, pritet të zihet nga Rayo Vallecano, nëse kët të fundit do t’i kryejnë të gjitha obligimet financiare shpejt. Përndryshe, e tëra i çon ujë në mulli të Sevillës, e cila përfunoi në vendin e nëntë të La Ligas.