PAS FINALES

Ferizaj Official
Sokoli në disciplinore!
11 June, 2013 @14:29
Njërit ndër trajnerëve më me përvojë dhe më të suksesshëm në futbollin kosovar, Bylbyl Sokoli, i është iniciuar procedura disciplionore pas ndeshjes finale të Kupës së Kosovës.
Skuadra e Sokolit, Ferizaji, u mposht në finale të Kupës së Kosovës nga Prishtina pas ekzekutimit të penalltive 4-3, pasi që ndeshja pas 120 minutave kishte përfunduar 1-1.
“Kryetrajnerit të Ferizajit, Bylbyl Sokoli, i inicohet procedurë disciplinore për shkak të tejkalimit të vijave kufizuese dhe reagimit ndaj gjyqtarit të ndeshjes në finale të Kupës së Kosovës,” shkruan në njoftimin e botuar pak më parë nga FFK-ja.
Përveç Sokolit, ndihmëstrajneri i Ferizajit, Jeton Bislimi dhe portierit rezerv të Ferizajit, Labinot Shabani, si dhe gjyqtarit të ndeshjes Hajriz Hajdari, i janë nisur procedurat e tilla.
I pari për sharje dhe fyerje si dhe kërcënime ndaj zyrtarit për siguri të ndeshjes në tunelin e hyrjes së zhveshtoreve. Të dytit, për shkak të daljes nga banka rezervë dhe sulm ndaj lojtarit kundërshtar në minutën e 105-të ndeshjes, ndërsa këtij të fundit për shkak të mosparaqitjes me afat të deklaratës pas ndeshjes.
Edhe pas ndeshjes finale, kryetrajneri i Ferizajit kishte deklaruar se referi kryesor nuk ishte i përgatitur për të referuar një finale të tillë, ndërsa ka mohuar se kishte fyer e ofenduar atë.