NË TREG

REUTERS/Arben Celi
Çani afër Vareses
11 June, 2013 @11:33
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edgar Çani, mund të kalojë në radhët e skuadrës nga Serie B - Varese.
Kështu ka bërë të ditur menaxheri i tij, Dritan Dervishaj, për të përditshmen Panorama Sport.
“Vetëm Varese është në gjendje të paguajë rrogën e Çanit në Serie B. Skuadrat tjera nuk kanë fuqi financiare për Çanin,” ka thënë Dervishaj.
Skuadra ku aktualisht luan Çani, Catania, ka bërë të ditur se nuk llogarit në shërbimet e shqiptarit për stinorin e ardhshëm - pas përfundimit të Serie A-së në vendin e tetë.
Ndërsa kërkesat e shumta për një sulmues si Çani nga Varese, e cila për pak nuk arriti Play-Offin e Serie B-së, mund të bëjnë që sulmuesi 23 vjeçar të kalojë si huazim aty.