UEFA

uefa.com
Shqyrtohen klubet e dyshimta
11 June, 2013 @8:54
UEFA dje ka hapur procedurë disciplinore për skuadrën rumune Steaua Bukuresht dhe atë turke Besiktas nga Stambolli.
Trupi disciplinor dhe kontrollues i UEFA-së do të shqyrtojë të dyja rastet më datën 22 qershor dhe brenda dy ditëve do të jep fjalën e fundit lidhur me këto dy ekipe.
Steaua do të shqyrtohet për shkak të mospërbushjes së kritereve për garim në Europë, derisa Besiktas për dyshimi të kurdisjes së finales së Kupës së vitit 2011 të Turqisë.