STRATEGU

REUTERS
A do të mbetet De Biasi?!
10 June, 2013 @12:56
Gianni De Biasi, padyshim se ka meritat e tij në suksesin e kombëtares shqiptare që gjindet aktualisht në vendin e dytë të Grupit E kualifikues për Kampionat Botëror, Brazili 2014.
Mirëpo, tash pas barazimit ndaj Norvegjisë dhe katër ndeshjeve të vështira të mbetura, ku tre prej tyre duhet të luhen jashtë Tirane, është vënë në pikëpyetje nga mediat tiranase, mundësia e vazhdimit me italianin.
Italiani para ndeshjes me Norvegjinë ka thënë se është i gatshëm për rinovim me kombëtaren shqiptare, por e pret një telefonatë nga kryetari i FSHF-së, Armando Duka.
Në anën tjetër edhe ky i fundit është treguar i nxehtë për vazhdim me italianin, që po e ndërron kombëtaren për të mirë.
Por rreziku të cilën po e shqyrton De Biasi dhe që mund të shkaktojë probleme është ky: Gjatë verës do të kuptojë se a dëshiron FSHF-ja vazhdimin e punës me atë. E nëse po, atëherë ai do të kërkon bisedime dhe nëshkrim para shtatorit.
Pse? Sepse, humbja ndaj Sllovenisë apo rezultatet e dobëta pas ndeshjeve të shtatorit, do të ulnin mundësitë që ai të kërkojë rritje të rrogës vjetore.
Mirëpo, edhe nëse nuk rinovon deri në shtator, De Biasi përsëri do të ishte i rrezikuar dhe nën presion, pasi që klubet potenciale që do ta kërkonin, do t’ia ulnin përsëri vlerën - pasi që është në fund të afatit me kombëtaren shqiptare.
Gianni De Biasit kontrata me Shqipërinë i skadon në fund të tetorit 2013.