Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YJET

Yjet kosovare ndaj Prishtinës

REUTERS

Yjet kosovare ndaj Prishtinës


10 June, 2013 @9:34

Lorik Cana me shokët e kombëtares do të jenë në Kosovë këto ditë, ku përveç çmalljes me familjarët - do të luajnë edhe një ndeshje ekzibicionale ndaj kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosoëvës - Prishtinës. 

Ekipi i kosovarëve të kombëtares është quajtur Yjet, mirëpo aty pritet të vijnë edhe çifti i kosovarëve që mbron ngjyrat e Zvicrës, Valon Behrami, Granit Xhaka, Taulant Xhaka - ndërsa konfirmimi ende nuk ka ardhur nga kampioni europian - Xherdan Shaqiri

Emrat si Etrit Berisha, Mërgim Mavraj, Armend Dallku, Samir Ujkani, Valdet Rama, Migjen Basha, etj. pritet të jenë në stadiumin e Prishtinës më 15 qershor - kur është përcaktuar të zhvillohet kjo ndeshje. 

Kryetari i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se ata meritojnë një pritje të madhe. 

“Kjo ndeshje do t’i afrojë shikuesit me idhujt e tyre. Ata meritojnë t’iu bëhet pritje e madhe dhe ne do ta organizojmë këtë,” ka thënë Ejupi për të përditshmes Zëri. 

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Yjeve zhvillohet më 15 qershor dhe fillon në ora 20:00. 

Prishtina dje fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa javë më parë festoi edhe titullin - duke u konfirmuar si ekip më i mirë i stinorit në Kosovë. 



TAKIMI

20:00; 15 qershor; Stadiumi i Qytetit - Prishtinë Prishtina - Yjet e Kosovës

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga