OPCIONI

REUTERS
Modric refuzon Mourinhon
10 June, 2013 @11:15
Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, ka refuzuar mundësinë për tu kthyer në Angli.
E përditshmja The Sun ka bërë të ditur se Mourinho ka përgatitur afro 40 milionë euro për të rikthyer kroatin në Londër, por kësaj radhe te Chelsea.
“Nuk e mendoj as opcionin për t’u larguar nga Madridi këtë verë. Real Madrid ka qenë ëndrra ime fëmijërore dhe nuk lëviz ende nga këtu,” është cituar të ketë thënë kroati 27 vjeçar nga gazeta.
Portugezi Mourinho që kaloi nga Real Madrid në Chelsea, kishte paguar stinorin e kaluar afro 30 milionë euro për blerjen e Modricit nga Tottenham Hotspurs.