INZAGHI

REUTERS
Faraon, mos shko
10 June, 2013 @12:28
Interesimi i shfaqur nga disa klube për sulmuesin e ri të Milanit, Stephan El Shaarawy, kanë futur në mendime lojtarin.
Njeriu që me 20 vjet është i rregullt në sulmin e përfaqësueses italiane është kërkuar nga Manchester City, më konkretisht, ndërsa disa klube tjera e kanë përmendur si opcion, por jo edhe aq konkretisht sa nënkampioni i Anglisë.
Sidoqoftë, derisa ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete, Faraoni, siç njihet El Shaarawy do të qëndrojë në Milan, mirëpo ish sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi, e ka porositur atë që të mos shkojë askund.
“Ai duhet të qëndrojë. Ai mund të rritet këtu si futbollist. Një përvojë jashtë vendit mund të jetë e rëndësishme për karrierën e tij, mirëpo unë gjithmonë kam qëndruar afër shtëpisë, për shkak se, kur gjërat nuk shkojnë në rregull, familja dhe shokët mund t’ju ndihmojnë,” kanë qenë fjalët arsyetuese të Inzaghit, që tash punon si trajner i të rinjve në Milan.
El Shaarawy ka shënuar 16 gola në Serie A këtë stinor me Milanin.