Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U-20

Ndeshja historike, nesër

Valais Youth Cup

Ndeshja historike, nesër


11 June, 2013 @9:37

Kosova paraqitjen e parë ndërkombëtare do ta bëj zyrtarisht nesër kundër përfaqësueses së Ganës. 

Pjesëmarrja në turneun zviceran Valais Youth Cup - turne ndërkombëtar i përfaqësueseve nën moshën 20 vjeçare fillon nesër dhe Kosova është pjesëmarrëse aty bashkë me Brazilin, Ganën dhe Egjiptin. 

Brazili është kampion aktual botëror i këtyre grupmoshave, Gana është kampion botëror i vitit 2009 dhe Egjipti është kampion aktual i Afrikës. 

Dita e nesërme do të jetë historike për vendin tonë pasi që do të regjistrohet si ndeshja e parë zyrtare e Kosovës U-20 në librat e FIFA-së.



ORARI I GARAVE TË VALAIS YOUTH CUP 2013:

12 qershor, 17:00 Brazili - Egjipti
12 qershor, 19:30 Gana - Kosova
15 qershor, 15:30 Ndeshja për vendin e tretë
15 qershor, 18:00 Finalja

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga