CR7

REUTERS
‘Çmendet’ Monaco
12 June, 2013 @12:18
Monaco, skuadra që siguroi daljen në Ligue 1 këtë stinor, nga Ligue 2 e Francës dhe kampione e transferimeve e këtij afati kalimtar, është duke përgatitur edhe një ‘bombë’ të vërtetë.
Pas marrjes së dyshes së Portos, Joao Moutinho dhe James Rodriguez, si dhe Radamel Falcaos - ata tash synojnë rekord transferin botëror, blerjen e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.
Sipas burimeve të së përditshmes angleze, The Independent, multimilioneri rus, Dmitry Rybolovlev, është duke përgatitur ofertë prej 100 milionë eurove për njërin ndër futbollistët më të mirë në botë.
Të njejtin informacion e ka përcjellë sot edhe e përditshmja e afërt me Real Madridin, Marca.