FARAONI

REUTERS
S’shkon askund
12 June, 2013 @11:44
Përkundër raporteve se sulmuesi i talentuar i Milanit, Stephan El Shaarawy, mund të kalojë në Manchester City si pjesë e marrëveshjes për ardhjen e Carlos Tevezit në Milan - kjo nuk do të ndodhë.
Kështu ka njoftuar agjenti i ‘Faraonit’, Roberto La Florio, i cili duke folur për Sport Italia ka thënë se e ka të qartë që tregu i transferimeve është gati i çmendur dhe mund të ndodh gjithçka, një gjë e tillë aktualisht nuk mund të ndodhë.
“Unë nuk jam kontaktuar nga askush, këto janë vetëm muhabete kafesh. Futbollisti im është milanist dhe është një rossoner i lumtur,” është cituar të ketë thënë La Florio për agjencionin në fjalë.