TORRES

REUTERS
Tentimi i guximshëm!
13 June, 2013 @15:34
Kampioni i Spanjës, Barcelona, është duke e përgatitur një ofertë të guximshme prej 25 milionë eurove për sulmuesin spanjoll të Chelseat, Fernando Torres, ka njoftuar sot The Sun.
Oferta e Barcelonës është gati 20 milionë euro më pak sesa rekordi britanik i transferit, kur Chelsea e kishte blerë Torresin nga Liverpool.
Trajneri i ri i Chelseat, Jose Mourinho, është duke dashur që të bisedojë në katër sy me sulmuesin që ka rrogën më të madhe në skuadër para se të mirret ndonjë vendim.
Mirëpo, dëshira e madhe e Chelseat për të blerë sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani si dhe lëvizjet tjera të deritashme, e bën Torresin që të dyshojë në të ardhmen e tij në Londër.
Fernando Torres, ‘El Nino’, 29 vjeçar këtë stinor e ka pasur stinorin më produktiv në Chelsea duke shënuar 22 gola, por vetëm tetë nga ato në Premier League.
Vendimi pritet të mirret pasi që sulmuesi të kthehet nga Brazili, ku po qëndron me përfaqësuesen e Spanjës për Kupë të Konfederatave.