UNITED

REUTERS
Kampioni në lojë për rekord
14 June, 2013 @11:12
Manchester United është i gatshëm të thejë rekordin botëror të transferimit të një futbollisti, vetëm për të treguar se ka jetë edhe pas Sir Alex Fergusonit në Old Trafford.
Vëllezërit Glazer, pronarë të Manchester United, do t’i japin trajnerit të ri David Moyes shumë më shumë para sesa që ka qenë e planifikuar, vetëm e vetëm, për të treguar se janë në lojë për gjithçka.
Kështu, sipas The Sun, tashmë djajt e kuq janë duke e menduar serozisht opcionin Cristiano Ronaldo ose Gareth Bale!
Në artikullin e emërtuar si ekskluzive botërore, The Sun, ka shkruar për të gjitha spekulimet e deritashme të qëndrimit e mosqëndrimit të Cristiano Ronaldos në Real Madrid - dhe nëse kjo nuk do të arrihet, mos u çuditni nëse dy herë futbollisti më i mirë i Premier League, Gareth Bale, përfundon te kampioni.
Mos harroni që rekord transferi i Manchester United është pikërisht i ardhur nga Tottenhami. Kampioni kishte paguar afro 40 milionë euro për shërbimet e sulmuesit bullgar të londinezëve, Dimitar Berbatov, në vitin 2007.