ZYRTARE
Fatih Karahoda kalon te Gjilani
7 July, 2017 @22:05
Sulmuesi i deritashëm i Besës, Fatih Karahoda, arriti marrëveshje me Gjilanin.
Lajmin e bëri të ditur skuadra e Gjilanit përmes një njoftimi në facebook.
Prizrenasi Karahoda stinorin që e lëmë pas, shënoi katër gola për Besën, derisa e fitoi Kupën e Kosovës me skuadrën pejane.