EUROLEAGUE

F’bahçe si në ‘Pana’ir
2 November, 2012 @1:28
Një ndër favoritët e Final-Fourit, Fenerbahçe Ulker, pas humbjes nga Real Madridi, kësaj radhe nuk gaboi dhe e mposhti gjigantin grek të suksesshëm, Panathinaikos, në Stamboll.
Skuadra turke dominoi në pjesën e parë të ndeshjes, me ndihmën e lojtarëve Ilkan Karaman dhe Bojan Bogdanovic, të cilët shkëlqyen në çerekun e dytë, kanarinat e përfunduan pjesën e parë me rezultat 42-29.
Në çerekun e tretë, me lojën e mirë të Mike Batiste-së, Feneri e ngriti epërsinë deri në 19 pikë, por në çerekun e fundit, përvoja e skuadrës greke, e bëri që të mos shkëputen nga loja, dhe me ndihmën e fundorit Roko Ukic, i cili ka qenë edhe anëtar i Fenerbahçes, arriti ta zvogëlojë epërsinë në 10 pikë.
Në këto momente ndërhyri trajneri i skuadrës turke Simone Pianigiani, i cili pas një time outi, e zgjoi skuadrën e vet nga gjumi, ku dhe e përfunduan ndeshjen me fitore me rezultat 73-64.
Më të mirët tek Fenerin ishin Bojan Bogdanovic dhe Bo McCalebb që shënuan 13 pikë secili, ndërsa në anën tjetër Jonas Maciulis luajti me 14 pikë.
Los blancos me lehtësi
Real Madridi arriti një fitore të lehtë kundër skuadrës italiane Mapooro Cantu me rezultat 80-66. Lojtari më i mirë ishte Mirza Begic i cili shënoi 17 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa në anën tjetër 18 pikët e Pietro Aradorit nuk mjaftuan.
Të pa mposhturit Maccabi Electra Tel Aviv, Zalgiris Kaunas dhe FC Barcelona Regal
Maccabi Electra Tel Aviv, Zalgiris Kaunas dhe FC Barcelona Regal, nuk u mposhtën ende edhe në ndeshjen e katërt. Maccabi e mposhti Asseco Procomin me rezultat 93-62, skuadra lituaneze Zalgiris triumfoi ndaj Emporio Armani Milan me rezultat 92-87, dhe Barcelona me vështërsi e mposhti Partizanin me rezultat 85-82.
Këto skuadra së bashku arritën katër fitore deri më tani.
Rezultatet e takimeve:
Grupi A
Fenerbahce Ulker Istanbul – Panathinaikos Athens 73-64 Real Madrid – Mapooro Cantu 80-66
Grupi B
Maccabi Electra Tel Aviv – Asseco Prokom Gdynia 93-62 Unicaja Malaga – Alba Berlin 67-62
Grupi C
Zalgiris Kaunas – EA7 Emporio Armani Milan 92-87 Caja Laboral Vitoria – Anadolu Efes Istanbul 64-76
Grupi D
FC Barcelona Regal – Partizan 85-82