KANARINAT

Bogdan Bogdanovic i Fenerbahçes duke shpëtuar një top para kundërshtarit/ euroleague.net
Fenerbahçe mposht Armanin në Milano
22 January, 2015 @23:05
Ekipi i Fenerbahçe Ulkerit nga Stambolli ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në Milano sonte, duke e mposhtur ekipin e Armanit.
Feneri ishte më i mirë se ekipi milanez në çdo çerek për të arritur te fitorja komode në fund, edhe pse epërsia nuk ishte e madhe shumë gjatë lojës.
Çeku Jan Vesely ka qenë basketbollisti më i dalluar i ekipit turk, duke shënuar 15 pikë e 3 kërcime në fitoren e dytë të ekipit të Zeljko Obradovicit, derisa atij i ndihmoi edhe Nemanja Bjelica me 14 pikë e 9 kërcime.
Kosovari Kenan Spahi, luajti 9 minuta në këtë ndeshje, për të shijuar fitoren në Milano, derisa te ekipi vendas pika më e ndritshme ishte MarShon Brooks me 24 pikë.
Fenerbahçe Ulker tash ka bilanc me 2 fitore e 2 humbje në Grupin F të Euroleague, derisa Emporio Armani Milan ka bilanc negativ, 1-3.
Video
Çaste nga ndeshja Emporio Armani Milano - Fenerbahçe Ulker