SUPERLIGA TURKE

Fenerbahçe vazhdon të ndjek kreun
12 April, 2021 @23:13
Skuadra e Fenerbahçes e mposhti Gaziantepin me rezultat 3-1 dhe vazhdoi ndjekjen e kreut në Superligën Turke.
Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi me rezultat 0-0, kurse goli i parë në ndeshje erdhi nga Mert Hakan Yandas në minutën e 56’.
Rezultatin e barazoi Alexandru Maxi 66’, kurse 2 golat tjera të Fenerit u shënuan nga Enner Valencia 71’ dhe Sinan Gumus 90+4’.
Fenerbahce me 66 pikë gjendet në pozitën e dytë, kurse Besiktasi është lider me 70 pikë në Superligën Turke.