VETON TUSHA

Veton Tusha për herë të parë titullar në Superligën turke
12 April, 2021 @17:38
Sulmuesi i talentuar kosovar, Veton Tusha, do tç luajë për herë të parë sot si startues në ndeshjen e Superligës turke.
18 vjeçari i Denizlisporit është zgjedhja e parë në sulm për trajnerin Hakan Kurtulus në ndeshjen kundër Alanyasporit që fillon nga ora 18:00.
Tusha deri më tani ka 4 paraqitje me Denizlisporin në Superligën e Turqisë dhe në të gjitha këto paraqitje është inkuadruar si zëvendësues.
Futbollisti i lindur në Kaçanik, së fundi ka qenë i grumbulluar edhe me përfaqësuesen U21 të Kosovës.