MIQËSORE

Ferizaji deklason Renovën
13 January, 2022 @15:45
Skuadra e Ferizajit ka shënuar fitore të thellë në ndeshje përgatitore ndaj Renovës.
Të drejtuar nga trajneri Arbnor Morina ferizajasit kanë mposhtur ekipin nga Maqedonia Veriore me rezultat 4-1, derisa katër lojtarë të ndryshëm kanë shënuar nga një herë për ekipin në këtë fitore.
Florim Berisha, Bleon Shaqiri, Enis Sefa dhe Kenan Orana janë regjistruar në listën e shënuesve të Ferizajit, kurse klubi ka bërë të ditur se trajneri u ka dhënë mundësi të gjithë futbollistëve për tu paraqitur në këtë ndeshje për të parë formën e tyre para fillimit të edicionit pranveror në Ligë të Parë.