UNITED - ASTON VILLA

Fernandes vazhdon shkëlqimin, United barazohet me Liverpoolin
1 January, 2021 @23:02
Manchester United me fitoren kundër Aston VilLas me rezultat 2-1, është barazuar me Liverpoolin lider.
Anthony Martial shënoi në minutën e 40’, pas një harkimi të Wan-Bissakas, derisa në pjesën e dytë rezultatin e barazoi Bertrand Traore në minutën e 58’.
Nuk u vonua goli i epërsisë për Manchesterin, ku 3 minuta më vonë, shënoi Bruno Fernardes nga pika e bardhë për 2-1, që ishte edhe rezultati përfundimtar.
Manchester United me 33 pikë sikurse Liverpooli, gjendet në pozitën e dytë në Premier League.
Liverpooli të hënën do të përballet me Southamptonin.