S'NDALET NIKLI-74

Feronikeli’74 i sigurt, bindshëm ndaj Phoenixit
2 April, 2023 @14:33
Me dy gola të Muhamet Hysenit dhe një të Ibrahim Cervadikut, Feronikeli’74 ka kaluar në dukje lehtë kundërshtarin nga Banja e Pejës, Phoenix, duke e mposhtur të shtunën me rezultat bindës, 3-0!
Lideri i Ligës së Parë Grupi A kështu ka mbajtur larg edhe këtë skuadër nga ndjekja e saj në krye të renditjes, ndërsa kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje deri në fund të stinorit duken të sigurt në rrugëtim drejt Superligës.
Lideri Feronikeli’74 ka 41 pikë nga 20 ndeshje të luajtura, ndërsa Phoenixi i Gani Sejdiut me këtë humbje pas 20 ndeshjeve ka 35 pikë dhe është i treti në renditje.