Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REPREZENTACIONI

FIBA lejon kosovarët të luajnë për Kosovën, mungojnë Kastrati e Morina

BOROZANI/ Erdis Driza

FIBA lejon kosovarët të luajnë për Kosovën, mungojnë Kastrati e Morina


27 March, 2015 @16:05

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, e cila tashmë ka fituar të drejtën që të luajë në arenën ndërkombëtare, do të mund të llogarisë edhe në disa basketbollistë kosovarë që më parë kanë veshur fanella të përfaqësueseve të tjera.

Në një njoftim nga FBK-ja thuhet: “FIBA është përgjigjur në kërkesën e FBK-së lidhur me lojtarët kosovarë ose me prejardhje nga Kosova të cilët janë paraqitur për reprezentacione të shteteve tjera dhe të drejtën e tyre për të luajtur për reprezentacionin e Kosovës.

Në përgjigjen e FIBA-s janë analizuar rast për rast më shumë se 20 lojtarë, emrat e të cilëve FBK ia ka dërguar zyrës ligjore të FIBA-s dhe FBK me kënaqësi pohon se shumica absolute e lojtarëve në listë, mund të luajnë për reprezentacionin e Kosovës, nëse ata  dëshirojnë dhe i përmbahen procedurave sipas nenit 3-23 të Rregulloreve të Brendshme të FIBA-s. Ndër lojtarët për të cilët është dhënë leja të luajnë për reprezentacionin e Kosovës janë edhe Edmond Azemi, Yll Kacaniku, Dardan Berisha, Kenan Spahi, Edon Maxhuni, Erris Nushi etj.”

 

Dështojnë Kastrati dhe Morina!

 

Megjithatë, përgjigjja e FIBA-s nuk ka qenë e njëjtë për të gjithë basketbollistët për të cilët është llogaritur nga FBK-ja që mund të jenë pjesë e reprezentacionit.

Dy basketbollistët kosovarë që luajnë në Slloveni dhe më parë kanë qenë pjesë e reprezentacionit të këtij vendi, Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, nuk kanë arritur të marrin përgjigje pozitive nga FIBA.

“Morina dhe Kastrati janë natyralizuar si shtetas sllovenë si “raste të margjinalizuara” me vendim të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të FIBA-s dhe si të tillë nuk mund të paraqiten për ndonjë shtet tjetër, thuhet ndër të tjera në letrën e FIBA-s,” thuhet në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga