MBROJTESI I PERFAQESUES
Fidan Aliti zyrtarisht te Zurichu
2 October, 2020 @18:51
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, është anëtar i ri i Zurichut.
Ai ka lënë Kalmarin suedez për të kaluar në kampionatin zviceran për ekipin e Zurichut.
Aliti, qendërmbrojtësi 26-vjeçar, kishte kaluar nga Skënderbeu te Kalmari.
Ai ka bërë publike fotografitë e nënshkrimit të kontratës me ekipin e tij të ri në llogarinë personale, ndërsa klubi ende nuk e ka prezantuar zyrtarisht në ëeb.
Kujtojmë, Aliti është i lindur në Preshevë ka nisur karrierën e tij te Luzerni në stinorin 2013/14.
Së fundi, ai është i futar për ndeshjet e tetorit të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa pritet të jetë ndër shtyllat e mbrojtjes për duelin jetik ndaj Maqedonisë Veriore.