FIBA EUROPE CUP
Finale italo-gjermane në FIBA EuropeCup
18 April, 2019 @15:01
FIBA Europe Cup do të ketë fitues të ri, ndërsa ekipet finaliste të kësaj gare, cilado që fiton, do të fitojë trofeun për herë të parë në histori të klubit.
Dinamo Sassari e fitoi mbrëmë edhe në ndeshje të kthimit Holonin izraelit 105-75 për të siguruar finalen e parë evropiane në histori të klubit.
Ekipi nga Sardenja para kësaj finaleje kishte arritur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në basketboll. Për Dinamon italiane siç dihet, luan reprezentuesi i natyralizuar i Kosovës, Scott Bamforth.
Njëjtë, edhe ekipi gjerman Wurzburg do të jetë në finalen e parë evropiane në histori të klubit. ëurzburg që ka qenë kundërshtar i Prishtinës në fazën e dytë grupore të garës.
Gjermanët eliminuan Varesen (gjithashtu kundërshtare e Prishtinës në fazën e PlayOffit). Për ekipin e Wurzburgut ku luan ish basketbollisti i njohur për kosovarët, Jordan Hulls, ky është sezoni i tretë që marrin pjesë në garat evropiane.
Finalja Dinamo-Wurzburg do të luhet në formatin brenda-jashtë, ku ndeshja e parë luhet në Sassari më 24 prill, ndërsa ajo e kthimit në Wurzburg më 1 maj.