GAME 2: BUCKS - PISTONS
Me dominim total bartet seria në Detroit
18 April, 2019 @9:42
Skuadra e Milwaukee Bucksit, me lojë të mirë në mënyrë ekipore, i mposhtën Detroit Pistonsat edhe në ndeshjen e dytë. Kjo ndeshje u mbyll me rezultat 120-99.
Edhe pse Detroiti e mori epërsinë kah fundi i pjesës së parë, në pjesën e dytë Bucks dominuan dhe kështu kaluan 2-0 në epërsi në seri.
Eric Bledsoe ishte koshashënuesi më i mirë me 27 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Giannis Antetokonmpo me 26 pikë e 12 kërcime.
Te Detroiti më i miri ishte Luke Kennard me 19 pikë.
Ndeshja e tretë e serisë do të luhet më 21 prill në ora 02:00 në palestrën e Detroit Pistonsit “Little Caesars Arena”.