FENEBAHCE - BAYERN MUNCHEN
Fitoi përvoja në fund
1 November, 2018 @22:00
Nënkampioni i Euroleagues, Fenerbahçe, me vështirësi e mposhti skuadrën gjermane Bayern Munchen në Ulker Sports Arena me rezultat 88-84.
Ndeshja kaloi gati deri në fund e barabartë, por përvoja e trajnerit Zeljko Obradovic, bëri që skuadra të qetësohet në minutat e fundit dhe gabuan më pak se kundërshtari për ta mposhtur në fund.
Luigi Datome ishte më i disponuari te Feneri. Ai luajti me 19 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Jan Vesely me 16 pikë të tjera.
Te Bayerni më i dalluari ishte Devin Booker me 15 pikë të shënuara.
Fenerbahçe aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 4 fitore e 1 humbje, ndërsa Bayern Munchen ka bilanc prej 2 fitoreve e 3 humbjeve deri më tani.