Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHET ME EKIPIN E TIJ

Fiton Hajdari lojtar i lirë

Fiton Hajdari lojtar i lirë


24 June, 2023 @18:01

Futbollisti i deritashëm i Malishevës, Fiton Hajdari, përmes një postimi në llogaritë e veta të rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është ndarë me ekipin e tij të deritashëm dhe është lojtar i lirë.

Hajdari, që ka qenë pjesë e Malishevës përgjatë stinorit 2022/23 tashmë është ndarë nga ekipi, ndërsa ka falenderuar bashkëlojtarët dhe kryesinë e ekipit për bashkëpunimin që e kanë pasur.

Fitoni 31-vjeç, që luan në pozitën e sulmuesit të krahut në 24 paraqitje me Malishevën përgjatë stinorit të kaluar ka shënuar dy gola për ekipin. Ai ka përvojë të madhe në Superligë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për SC Gjilani, KF Llapi, KF Trepça‘89, KF Trepça e KF Hysi.◼️


 
Të gjitha lajmet nga