ALL STAR 2016

nba,com
Fiton përsëri WEST-brooku
15 February, 2016 @12:58
Përfundoi vikendi i showit në NBA, All Stari.
Ndeshja ndërmjet, Lindjes dhe Perëndimit, përfundoi sikurse vitin e kaluar me triumfin e skuadrës së Perëndimit, ku edhe MVP i ndeshjes nuk ndryshoi, përsëri Russell Wesbtrook.
Westbrook, luajti me 31 pikë, 8 kërcime, 5 asistime e 5 topa të vjedhura, që mjaftuan për epitetin MVP.
Ndërsa tek Lindja , 41 pikët e Paul Georget, shkuan huq, pasi skuadra e tij pësoi, derisa ishte një pikë larg rekordit që e mbante Wilt Chamberlain (42 pikë).
Ky ishte All Stari i fundit për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, i cili luajti me 10 pikë, 7 asistime e 6 kërcime.
Stinori i regullt i NBA-së, do të fillojë me 18 shkurt.
Video
Top 10 akcionet në All Star 2016
MVP Russell Westbrook
Kobe Bryant