DRITA - PRISHTINA E RE

Foto: Arkiv
Fitore me vlerë “Play Offi” nga Drita
2 April, 2018 @10:30
Skuadra gjilanase Drita, nuk gaboi në ndeshjen kundër Prishtinës së Re, ku e mposhtën kundërshtarin me rezultat 73-53.
Në këtë ndeshje u dalluan, Adem Dushica me 39 pikë dhe Besfort Fazliu me 27 pikë, ku ky i fundit ka shënuar 7 herë nga vija e treshit.
Drita me këtë fitore, u vendos në pozitën e katërt, ndërsa deri në përfundimin e stinorit të rregullt, kanë mbetur edhe dy xhiro.