SFERA (F) - PRISHTINA (F)

Prishtina vazhdon kryesimin
1 April, 2018 @23:11
Vashat e Prishtinës e mposhtën Sferën me rezultat 49-96, dhe vazhduan kryesimin në Ligën e Femrave në basketboll.
Prishtina vetëm në çerekun e parë luajti me pesëshen më të fortë, derisa trajneri Fidan Shatri, në tre çerekët e mbetura luajti me lojtaret e reja si Astera Tuhina, Enisa Kamerolli e disa vasha të tjera.
Te Sfera u dallua Brikenda Gjinovci me 23 pikë.
TABELA AKTUALE / LIGA E FEMRAVE
Prishtina gjendet në krye të tabelës, me pikët e njejta sikurse Penza, 20, derisa në xhiron e radhës pikërisht këto dy skuadra do të përballen mes veti.