JAREN SINA NË PRO B

Foto: adablois/fb
Sina, snajperi më i saktë i Pro B në Francë
1 April, 2018 @12:56
Reprezentuesi i Kosovës, Jaren Sina, aktualisht është lojtari me mesatare më të mirë të trepikësheve të shënuara në ligën e dytë të Francës, Pro B.
Edhepse ai nuk kalon shumë minuta në lojë, kjo mesatare e bën të veçantë, duke pasur parasysh cilësinë e kësaj lige.
Sina ka mesatare prej 51.85% të saktësistë nga përtëj vijës 6.75m ndërsa pas tij vijë Alex Abreu me 50% dhe Abdolaye Mbaye me 45.9% të saktësisë.
Reprezentuesi i Kosovës, që luan për ekipin Ada Blois, ka mesatare prej 10 minutash për ndeshje, ndërsa nga 27 tentimet e tij, ka shënuar 14 herë për tre në të gjitha ndeshjet ku është paraqitur, 13 sosh.