VUSHTRRIA - LIPJANI

Lipjani në krye të tabelës përkohësisht
1 April, 2018 @21:54
Skuadra e Lipjanit, duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 67-75, me një ndeshje më shumë u ngrit në krye të tabelës në Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës.
Si zakonisht, kosheshënuesi më i mirë te Lipjani ishte Fisnik Juniku me 28 pikë të shënuara, derisa u ndihmua edhe nga Fazli Vitia me 18 pikë, Granit Ejupi 14 dhe Gent Shabani me 13 pikë të tjera.
Lipjani aktualisht gjendet në krye të tabelës me 22 pikë të grumbulluara me një ndeshje më shumë se United Basketball që do të luaj nesër kundër Vëllaznimit.