DUKAGJINI - PRISHTINA

Foto: FC Prishtina
Fitore në fund, Munishi e nis me tre-pikësh
13 August, 2022 @19:10
Me fitore ka filluar aventura e Ismet Munishit si kryetrajner i Prishtinës!
Ndaj një Dukagjini që luajti mjaft mirë, Prishtina fitoren e siguroi krejt vonë, kur Muhamed Useini shënoi për 1-2 (Ahmed Januzi 39’ / Endrit Krasniqi 27’, Muhamed Useini 90+2’) në sekondat e fundit të ndeshjes.
Golin e parë të këtij takimi dhe njëkohësisht të parin e këtij sezoni të Superligës e shënoi mjeshtërisht Endrit Krasniqi nga gjuajtja e lirë në minutën e 27’, për 0-1 të mysafirëve.
Rezultati u barazua 12 minuta më vonë, kur ish-futbollisti i Prishtinës, Ahmed Januzi, barazoi për 1-1 pas një krosimi të ardhur nga goditja e dënimit prej krahut të majtë.
Që nga ai moment e deri krejt në fund të takimit rezultati mbeti i barabartë, ndërsa në fund të takimit Prishtinës fitoren ia dha Muhamed Useini, futbollisti i ardhur nga Gjilani, i cili me kokë shënoi për përfundimtaren 1-2.
Pas fitores në xhiron hapëse, Prishtina xhiron e ardhshme luan në udhëtim ndaj Ferizajit, kurse Dukagjini i shkon Dritës në Gjilan.