VLLAZNIA - FLAMURTARI

Fitore për mbijetesë, lojtari shpëton në spital
24 April, 2022 @19:29
Fitorja e dytë me radhë në Ligë të Parë Grupi B për Vllazninë ka arritur ndaj Flamurtarit të Prishtinës, në një ndeshje me shumë gola dhe me një incident - që me reagim të shpejtë të emergjencës përfundoi me sukses.
Goalshënuesi i golit të dytë të skuadrës, Alban Rexhepi, kishte shqetësim gjatë ndeshjes dhe u dërgua urgjent për spital ku u konstatua arrest kardiak me c’rast atij iu vendos urgjentisht stenda për t’ia shpëtuar jetën nga rreziku i mëtejmë.
Përndryshe, Vitia mposhti Flamurtarin 3-2, ndërsa pos Rexhepit, që tash është mirë me shëndet sipas klubit, kanë shënuar edhe Daniel Tette e Rinor Hoxha në fitore.
Matematikisht Vllaznisë i duhet edhe një fitore për të siguruar mbijetesën në tri xhirot e fundit, ndërsa Flamurtari është i qetë në renditje. Përfundimtarja, Vllaznia 3-2 Flamurtari [Daniel Tette, Alban Rexhepi, Rinor Hoxha - n.n.]