A: LIRIA 2-0 TREPCA
Fitorja e dytë me radhë për Lirinë
11 October, 2020 @17:56
Në Përparim Thaqi sot, ka rënë Trepça, derisa Liria ka shënuar fitoren e dytë me radhë të stinorit.
Bardhezinjtë vendas kanë shënuar fitoren e parë të stinorit si vendas duke i mposhtur mitrovicasit në krizë me rezultat 2-0 [Albin Berisha 52, Blendi Memaj 73].
TABELA AKTUALE E LIGES SE PARE A
Golat për ekipin e drejtuar nga Skender Shengyli i shënuan Albin Berisha dhe Blendi Memaj, për të ngritur kështu skuadrën në pozitë të dytë të klasifikimit, duke ditur se e filluan edicionin me humbje.
Në anën tjetër Trepça është në krizë të vërtetë. Kampioni i vitit 2010 i Kosovës tashmë pa fitore, me një pikë të vetme është në fund të klasifikimit të Ligës së Parë A dhe duket pa shpresë.