HYSENAGOLLI
Fluturues i Superligës
16 May, 2014 @20:22
Qendra shqiptare e Bashkimit të Prizrenit, Endrit Hysenagolli, pas një gjysmëstinori të jashtëzakonshëm te ekipi i tij, ka arritur të dalë në vendin e parë të kërcyesve të Superligës.
Hysenagolli që nisi stinorin te ekipi kampion, Peja, nuk arriti të futet në ekip të parë dhe më shumë pushoi atje për shkak të një lëndimi. Mirëpo, me fillimin e pjesës së dytë të stinorit ai kaloi te Bashkimi, duke u bërë njëri ndër basketbollistët kyq të skuadrës.
Kështu, vetëm një ndeshje para finales së Play-Offit të Superligës, qendra 26 vjeçare e Shqipërisë ka arritur të kalojë ish basketbollistin e Sigal Prishtinës, K’Zell Wesson, në renditjen e kërcyesve më të mirë të Superligës - duke dalë në vendin e parë.
Hysenagolli tani ka mesatare prej 8.4 kërcimeve për ndeshje, derisa pas tij vijnë, K’Zell Wesson me 8.1 kërcime për ndeshje dhe George Odufuwa i Pejës me mesatare prej 7.4 kërcimeve për ndeshje. (Statistikat: Eurobasket.com)