PLAY OFF & OUT
Ndeshjet që përcaktojnë finalistët
16 May, 2014 @14:53
Këtë fundjavë pritet të jetë ngrohtë në Pejë e Suharekë. Së paku në Palestrat përkatëse. Kjo, pasi që dy finalistët e luftave të ndryshme do të përcaktohen.
Peja dhe Bashkimi do të ndeshen në Karagaç për të nxjerrë kundërshtarin e Sigal Prishtinës në finale të Play-Offit të Superligës, derisa Ylli-Newborn në Suharekë do të përcaktojnë finalistin e Play-Outit që do të ndeshet me Kastriotin për të siguruar një vend në Superligë, edicionin e radhës, 2014/15.
Peja që pësoi humbjen e parë nga Bashkimi këtë stinor do të kërkojë finalen e dytë me radhë në Superligë dhe pret fitore në Karagaç, ashtu që të luftojë me Sigal Prishtinën për mbrojtje të titullit.
Në anën tjetër, Ylli që përfundoi stinorin në vendin e dytë të Ligës së Parë kërkon që të arrijë finalen ashtu që t’i del përballë Kastriotit në luftë për Superligë.
Natyrisht, as Bashkimi e as Newborn nuk janë pa gjasa dhe do të tentojnë të njejtën - që më së miri do të na tregojnë vetë ndeshjet, që luhen të dielën me fillim në ora 19:00.
Orari dhe gjyqtarët e ndeshjeve përcaktuese për Play-Off dhe Play-Out:
E diel, 18 maj; Ora 19:00 Karagaç - Pejë | Peja-Bashkimi | Rezultati në seri 1-1 | Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Daut Mehmeti dhe Xhelal Mumini; |
E diel, 18 maj; Ora 19:00 Suharekë | Ylli-Newborn | Rezultati në seri 1-1 | Gjyqtarë: Xhavit Beqiri, Artan Gashi dhe Isa Prebreza; |