EUROBASKET 2013
Franca kampione e Eurobasketit
22 September, 2013 @23:05
Më në fund Franca arriti ta thyej akullin. “Gjelat”, në historinë e tyre, më parë, dy herë kishin pësuar në finale, por në finalen e tretë, ata arritën ta mposhtin Lituaninë dhe të njoftohen me trofeun e parë.
Ndeshja ia nisi, e barabartë, ku çereku i parë përfundoi në favor të lituanezëve 19-22. Ndërsa në çerekun e dytë, françezët ishin të koncentruar më shumë, ku me sulmet e Nicolas Batumit, e thelluan epërsinë duke e përfunduar pjesën e parë të ndeshjes me rezultat 50-31.
Epërsia e krijuar, ishte e pa arritshme për lituanezët, ngase sulmet e Francës, nuk ndaleshin. Djelmoshat e trajnerit Vincent Collet, gjithashtu dominuan edhe në kërcime, ku në mënyrë ekipore, rrëmbyen 42 topa.
Nicolas Batum, ishte koshashënuesi më i mirë tek Franca me 17 pikë, ku u ndihmua edhe nga Boris Diaw me 15 e Tony Parker me 12 sosh. Ndërsa në anën tjetër, shkëlqimi i Linas Kleizës, i cili luajti me 20 pikë dhe me përqindje të lartë shënimi, mjaftoi vetëm për medalje të argjendtë.
FAKT :
Kjo ishte medalja e parë e artë e Francës, në histori të tyre |