EUROBASKET 2013
Spanja e bronztë
22 September, 2013 @19:41
Matadorët, e përmbyllën Kampionatin Europian 2013, në vendin e tretë, duke i mposhtur kroatët me rezultat 92-66.
Këto dy skuadra, janë takuar edhe në fillim të Kampionatit, ku fitues nga dueli ishte gjithashtu Spanja.
Nuk kishte shumë dallim nga ndeshja e parë, ngase spanjollët dominuan edhe në ndeshjen, ku shpërblimi ishte medalja e bronztë.
Sergio Llull (21), Marc Gasol (17) dhe Victor Claver (16), luajtën rol të rëndësishëm në fitoren e ekipit iberik, ndërsa 22 pikët e Bojan Bogdanovicit, nuk mjaftuan për fitoren e kroatëve.
Finalja e madhe e Eurobasketit, do të luhet në ora 21:00, ndërmjet Lituanisë dhe Francës.