SHORTI KUALIFIKUES PËR EUROBASKET 2021
Fuqi botërore ndaj Kosovës në grupe kualifikuese
22 July, 2019 @13:59
Derisa përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar dy miqësore me Sllovakinë para ndeshjeve të fundit dhe përcaktuese parakualifikuese për Eurobasket 2021, sot janë përcaktuar kundërshtarët e saj, në rast të kualifikimit.
Kështu, Kosova nëse e fiton grupin parakualifikues ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut, do të ketë punë me fuqi botërore të basketbollit.
Kosova është vendosur në Grupin G kualifikues për Eurobasket 2021, ku kundërshtarë do të ketë Gjermaninë, Malin e Zi dhe Francën.